Politike

ME ZË DHE FIGURË: Veliaj nxjerr Ramën si viktimë: Duket i gjatë e i fortë, por është në situatë të vështirë! Kam ve

21 Shkurt 2021, 18:18 Nga DOSJA
ME ZË DHE FIGURË: Veliaj nxjerr Ramën si viktimë: Duket i

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë përsipër të ndihmojë Edi Ramën. Vullnetarizmin e tij e ka shprehur vetë gjatë një takimi me qytetarët në Rrogozhinë, duke u “thyer mitin” socialistëve për liderin e tyre.

“Duket i gjatë dhe i fortë, por është në situatë të vështirë dhe emergjente,”-thotë Veliaj për kryesocialistin, duke treguar pa dashje ato që ndoshta thuhen nëpër korridore, brenda selisë së Partisë Socialiste.

Prej muajsh tashmë fushate jozyrtare, Rama kërkon mandatin e tretë, i sigurtë duke mos i llogaritur kundërshtarët, por një version ndryshe na tregon Veliaj. Lart e poshtë brenda PS-së, Rama i ka njoftuar të besuarit për pakënaqësinë e qytetarëve ndaj 8 viteve në krye të vendit, dhe me frikën tek vota kërkon mobilizim maksimal. Të të gjithëve!


“Edi Rama ka nevojë për ndihmën e secilit prej nesh. Duket i gjatë dhe i fortë, por besomëni në situata të vështira të duhet çdo dorë. Është si një kapiten anije. Mund të jesh kapiten i mirë por duhet të jemi të gjithë me rrema për të shkuar në drejtimin e duhur. Ndaj kam vendosur që t’i jap një dorë Edit, edhe pse vetë nuk kandidoj. Po familjet kështu funksionojnë, një për të gjithë dhe të gjithë për një,”-u shpreh Veliaj. 

Mbetet për t’u parë nëse Rama do ta pranojë edhe vetë në ndonjë prej ‘monologjeve’ të tij situatën në të cilën ndodhet. Pa vaksina, pa mbyllur rindërtimin, dhe pas premtime të përmbushura.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj erion veliaj ne rrogozhine edi rama erion veliaj erion veliaj ne rrogozhine

Sondazh

Poll