Politike

Tërmeti i dëmtoi shtëpinë, Spaho te familja kolonjare: Realiteti shkërmoq propagandën e qeverisë, rindërtimi në vendnum

21 Shkurt 2021, 13:27 Nga DOSJA
Tërmeti i dëmtoi shtëpinë, Spaho te familja kolonjare:

KORÇË- Shtëpia e familjes Dhespollari në Qafëzez të Kolonjës, e dëmtuar rëndë nga tërmetet e 2019-ës, vazhdon ende të jetë i rrënuar. Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Korçës, Edmond Spaho, vizitoi këtë familje, nga e cila ka mbetur vetëm çifti i bashkëshortëve, pasi djali i ka humbur jetë në moshë të re.

“Ata vazhdojnë të jetojnë në rrënojat që la tërmeti, edhe pse kjo mund t’ju kushtojë jetën. Të gjithë pushtetarët, nga Rama tek ministrat që erdhën dhe ikën në Qafëzez në kohën e tërmetit premtuan, që do rindërtohen të gjitha shtëpitë e dëmtuara, por realiteti i familjes Dhespollari, shkërmoq propagandën dhe mashtrimet e qeverisë në ikje. Me Ramën Shqipëria mbeti në vend numëro! Në vend numëro ka mbetur edhe procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Të gjithë presin me padurim ndryshimin që do të vijë në 25 prill!”, ” tha Spaho.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond spaho edmond spaho

Sondazh

Poll