Politike

10 vjet që kanë aplikuar, ende asnjë sinjal! Vokshi takon qytetarët e Laprakës: Legalizimet iu takojnë me ligj

21 Shkurt 2021, 15:27 Nga DOSJA
10 vjet që kanë aplikuar, ende asnjë sinjal! Vokshi takon

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka vizituar pasditen e sotme zonën e Laprakës për të diskutuar legalizimet me banorët. Vokshi tha se përkundër premtimeve të qeverisë për legalizime falas, asgjë nuk është bërë me pronat e tyre përgjatë 8 viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. 

Ju takon me ligj, nuk ka nevojë as për presione dhe as për lëmoshë. Të zbatohet ligji menjëherë. Ligji është i qartë dhe gjithësecili të bëhet pronar. Në datën 25 ku gjithësecili duhet të hedhë votën në kutinë e votimit të mendojë për veten në rradhë të parë. Më datë 25 prill Edi Rama do të humbë dhe do të fitoni ju”, tha Albana Vokshi nga Lapraka.

Banorët i kanë sqaruar se kanë aplikuar rreth 10 vite më parë për të fituar legalizimin, por ende s’kanë marrë asgjë.

“Vetëm propagandë është bërë, asnjë legalizim në këtë zonë. Të gjithë kemi aplikuar. Kemi 10 vite që kemi aplikuar. Tani thonë se duhet bërë online dhe kemi mbetur pa u zgjidhur problemi ynë. Askush nuk të jep përgjigje dhe askush nuk e diskuton këtë çështje. Shiko si janë rrugët. Jo vetëm zonë e palegalizuar por e diskriminuar nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria. Zonën e kanë urbanizuar vetë banorët me djersën e tyre. Nuk shprehen banorët nga frika, por shpirti u ka ardhur aty ku nuk mban më”, tha një banor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi ne laprake legalizimet ne tirane albana vokshi albana vokshi ne laprake legalizimet ne tirane

Sondazh

Poll