Politike

‘Socialistet burra janë të forta’/ Kryemadhi takon ‘fanatikun’ në Cakran: Ishe me PS-në, se takove Ilirin kur erdhi,

21 Shkurt 2021, 15:38 Nga DOSJA
‘Socialistet burra janë të forta’/ Kryemadhi takon

FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në fshatin Cakran, ku edhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me mbështetësin më të ri,  xha Kamberin.

I moshuari, i ka treguar Kryemadhit se është një socialist i zhgënjyer, duke mos lënë pa përmendur dhe episodin e takimit me bashkëshortin e Kryemadhit, presidentin Ilir Meta. Gjatë bashkëbisedimit, mes tyre nuk kanë munguar as batutat. 

PJESË NGA BISEDA: 

Shiko minutën e 4

Kejdi Mehmeti: Kur jemi këtu tek shtëpia e xha Kamberit imagjino sa dyer të tjera kemi të hapura

Kryemadhi: Xha Kamberin e kemi pasur dhe socialist

Xha Kamberi: Të thashë kur erdhi Iliri e kam pritur dhe piva kafe

Kryemadhi: Ishe me PS-në atëherë nuk e takove, ta prishi mendjen Kejdi, mbesa jote

Xha Kamberi: U hodha këtej unë po bëj kohë. Unë po shikoja të më thoje vetë ti.

Kejdi Mehmeti: Do ta pimë një për shëndetin e socialistëve.

Xha Kamberi: Unë do ta pij për ata që bën burra

Kryemadhi: Për socialistët burra dhe socialistet burra që janë të forta.

Xha Kamberi: Të kthehen dhe të vijnë me ne.

Kryemadhi: Po me ne do vijnë se nuk kanë ku të shkojnë. Se ne i përfaqësojmë.

Xha Kamberi: Do bëjmë përpjekjet me miq me shokë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi xha kamberi monika kryemadhi xha kamberi

Sondazh

Poll