Politike

‘Dëgjoni hallet e popullit’/ Basha mbledh drejtuesit politikë në seli, u shpërndan POROSITË: “Thithni” të spikatur

21 Shkurt 2021, 16:28 Nga DOSJA
‘Dëgjoni hallet e popullit’/ Basha mbledh drejtuesit

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, siç do të dielë edhe sot ka mbledhur në seli drejtuesit politikë në qarqe. Në fokus të bisedimeve ishte fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Basha ka kërkuar nga të zgjedhurit e tij që të diskutojnë me qytetarët dhe shqetësimet e tyre, t’i pasqyrojnë në planet për qeverisjen e vendit.

Përveç prezantimit të planeve, kryedemokrati u ka lënë detyrë të besuarve të tij që në zonat përkatëse të “thithin” individë të spikatur që më pas t’i propozojnë për deputetë. Kjo pasi listat ende nuk janë të mbyllura. Ndërkohë që ka kërkuar dedikim në ngritjen e shtabeve elektorale.

Mbetet për t’u parë nëse kryedemokrati do të publikojë vetë detaje nga mbledhja, siç ka ndodhur edhe herët e tjera në rrjetet e tij sociale. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledhje ne seli 21 shkurt 2020 lulzim basha basha mbledhje ne seli 21 shkurt 2020 lulzim basha

Sondazh

Poll