Sport

VIDEO/ “Kështjella” e Anfield po shkërmoqet, Everton e “pushton” pas 22 vitesh në derbin e Merseyside

20 Shkurt 2021, 21:17 Nga DOSJA
VIDEO/ “Kështjella” e Anfield po shkërmoqet, Everton e

ANGLI– Pas 22 vitesh Everton fiton në “Anfield” ndaj Liverpool. Skuadra drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi me shifrat 2-0. Për kampionët në fuqi kjo ishte humbja e katërt rradhazi me Brighton,Man.City,Leicester dhe së fundmi ndaj Everton. Blutë zhbllokuan takimin pa u mbushur tre minuta lojë me brazilianin Richarlison, që mposhti portierin Alisson, pas asitit perfekt që mori nga James Rodriguez.

Futbollistët e Liverpoolit u munduan gjatë gjithë ndeshjes të kthenin ndeshjen, por pa sukses, për të ardhur më pas te goli i “knockout”-it i realizuar nga Sigurdsson me 11-metërsh 7 minuta para fundit të kohës së rregullt. Tani Liverpool duhet të mendojë seriozisht për katër vendet e para, pasi me këtë ecuri rrezikon shumë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport everton liverpool everton liverpool

Sondazh

Poll