Aktualitet

Dhunohet Dorian Protoduari! Dëmtime të rënda në kokë, flet nga brenda spitalit: Të tre janë vëllezër, njerëz të Arben

21 Shkurt 2021, 13:55 Nga DOSJA
Dhunohet Dorian Protoduari! Dëmtime të rënda në kokë,

TIRANË– Tre persona kanë goditur me sende të forta Dorian Protoduarin, një prej personazheve më të njohura të protestës së Astirit. Pranë tij në spitalin e Traumës, ku edhe po kurohet nga mjekër, ka shkuar kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Protoduari në dëshminë e tij nga spitali ushtarak ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj, duke identifikuar autorët e ngjarjes si njerëz të tij. Ndër të tjera, ai ka shtuar se ka marrë disa goditje me levë pas kokës nga persona, të cilët i ka përmendur me emra para kamerave. Sipas tij, konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më parë, bashkë më të emën ishte kërcënuar që të mos bënin fushatë për Partinë Demokratike. Ndërkohë nuk dihet nëse Policia ka nisur hetimet për të kapur personat që kanë ushtruar dhunë ndaj të riut, por sipas mjekëve, ai ka marrë dëmtime të rënda në kokë. 

Dëshmia e Dorian Protoduarit gjatë bisedës me kreun e FRPD, Belind Këlliçi:

Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin ushtarak, me Dorian Prododuarin, i sapo godit me leva pas koke në zonën e unazës së re. Cfarë ka ndodhur?

Dorian Prododuari: Belind, para një ore mua më kanë goditur 3 persona. Të 3 janë, të tre vëllezër, janë njerëzit e Arben Ahmetaj.

Belind Këlliçi: I njeh?

Dorian Protoduari: I njoh personalisht.

Belind Këlliçi: Si quhen?

Dorian Prododuari: Është Gjino, Noldi dhe Enea Arapi. Janë…

Belind Këlliçi: Si ka ndodhur konflikti?

Dorian Prododuari: Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara, nënën time një javë më përpara e kanë kërcënuar duke i thënë që, ‘thuaj djemve mos të dalin të bëjnë fushatë në unazën e re’.

Belind Këlliçi: Kur ka ndodhur kjo?

Nëna Dorianit: Para një javë, një javë e gjysmë. Më kapën, me emër.

Punonjës: Të lutem mos filmoni. Iu lamë me mirëbesim. Nuk është se mbaruam o vëlla i dashur, a doni të na hiqni prej pune? O Gimi hajde pak tek Urgjenca. O vëlla ka mundësi ta mbyllësh këtë kamera.

Belind Këlliçi: Për çfarë mor burrë ?

Punonjës: Nuk na lejohet me filmu në spital.

Dorian Prododuari: Kam thënë targën me “Porche Panamera” dhe Policia e ka liruar targën. Pse? Sepse janë njerëzit e Arben Ahmetajt.

Dorian Protoduari, së bashku me nënën e tij, Lindita ka qenë personazhet më të spikatur gjatë protestë së opozitës në Astir. Vetë Doriani, ka qëndruar katër muaj në paraburgim, pasi kundërshtonte ndërtimin e Unazës së Re.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet dorial protoduari dorian protoduari dhunohet dorial protoduari dorian protoduari

Sondazh

Poll