Aktualitet

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina, njëra ‘fluturon’ në trotuar, plagosen dy këmbësorë

21 Shkurt 2021, 12:47 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, përplasen dy makina, njëra

TIRANË– Dy makina janë përfshirë pak minuta më parë në një askident rrugor tek 9-katshet. Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit mjeti me i cili drejtohet nga A. M ka dalë në trotuar ku si pasojë ka plagosur dy këmbësorë. 

Blutë bëjnë me dije se të lënduar kanë mbetur,=  J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital. Për fat të mirë të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia po merret me hetimin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 13:10, tek 9-katshet, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll