Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri drejt makinës së 30 vjeçarit në Shkodër, s’ka të lënduar! Autorët se kishin menduar gjatë,

21 Shkurt 2021, 11:28 Nga DOSJA
Qëllohet me armë zjarri drejt makinës së 30 vjeçarit

SHKODËR– Taulant Pepaj ka qenë ‘shënjestra’ e një sulmi me armë zjarri. Pak pas mesditës së sotme, drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri, por fatmirësisht 30-vjeçari nuk ka mbetur i lënduar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skanderbeg” në afërsi të repartit të Zjarrfikëseve, pranë një pike karburanti.

Por mesa duket autorët nuk e kishin menduar me detaje sulmin e tyre, pasi nuk i kishin llogaritur kamerat e sigurisë në zonë. Këto të fundit, kanë fundosur tre persona: Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje dhe vëllai i tij. Dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur që në burg, pasi Pepaj është prangosur dy herë, për trafik lëndësh narkotike dhe plagosje.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez Benz S” dhe një “Jaguar”. Ndërkohë ende vijon puna për kapjen e tyre. Efektivët e qytetit kanë nisur kontrollet dhe janë vendosur në posto-blloqe në pikat hyrëse dhe dalësë të qytetit por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Po kush është Taulant Pepaj? 

Taulant Pepaj, 30-vjeçari, në drejtim të cilit u qëllua sot me armë zjarri në Shkodër është emër i njohur për policinë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se 30-vjeçari që për fat të mirë u shpëtoi plumbave, është me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2017 është arrestuar nën akuzën se për plagosjen me arme zjarri. Pepaj, banues në Shkodër është arrestuar në 2017  për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” pasi më 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër,   gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th,  22 vjeç, banues në Shkodër.

(k.m/F.g/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet esmeraldo hato qellohet makina ne shkoder sehar xhenje taulant pepaj esmeraldo hato qellohet makina ne shkoder sehar xhenje taulant pepaj

Sondazh

Poll