Aktualitet

U qëllua në mes të ditës drejt tij/ Kush është  30-vjeçari në Shkodër që u shpëtoi plumbave, Taulant Pepaj u arrest

21 Shkurt 2021, 12:31 Nga DOSJA
U qëllua në mes të ditës drejt tij/ Kush

SHKODËR- Taulant Pepaj, 30-vjeçari, në drejtim të cilit u qëllua sot me armë zjarri në Shkodër është emër i njohur për policinë.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se 30-vjeçari që për fat të mirë u shpëtoi plumbave, është me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2017 është arrestuar nën akuzën se për plagosjen me arme zjarri.

Pepaj, banues në Shkodër është arrestuar në 2017  për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” pasi më 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër,   gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th,  22 vjeç, banues në Shkodër.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme ku makian e Pepajt është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ku për fat të mirë nuk pati të lënduar ndodhi në lagjen “Skanderbeg” në afërsi të repartit të Zjarrfikëseve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qellohet makina ne shkoder taulant pepaj qellohet makina ne shkoder taulant pepaj

Sondazh

Poll