Aktualitet

Po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me ‘Audi’, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari nga Korça

21 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA
Po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me ‘Audi’,

KORÇË– Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi është kapur duke transportuar 3 emigrantë paligjshëm.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Perimetri”, ka rënë në pranga E. V, i cili u kap duke  transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plot i Policisë: 

Qarku Korçë Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 29-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari ne korce arrestohet 29 vjecari ne korce

Sondazh

Poll