Aktualitet

Dy urat osmane të Rrugës së Arbri janë lënë në harresë dhe rrezikojnë prishjen

21 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA
Dy urat osmane të Rrugës së Arbri janë lënë

TIRANË– Vetëm pak minuta larg kryeqytetit ndodhen dy nga monumentet kulturore të cilat mesa duket janë lënë në harresë dhe rrezikojnë prishjen nga dëmtimet.

Në ciklin e emisionit ‘Fshatrat e Shqipërisë’ në Top Channel, ju kushtua një vëmendje e veçantë këtyre dy monumenteve që ndodhen në Rrugën e vjetër të Arbrit dhe datojnë që nga periudha osmane.

Ura e Kurcaj, e cila dikur ishte e vetmja mundësi lidhëse midis Krujës dhe Tiranës. Prej aty duket një pamje fantastike. Edhe pse gjysmë e rrënuar sot ajo vijon të tërheqë vëmendjen e shumë turistëve të huaj të cilët e bëjnë në këmbë këtë rrugë deri në urën tjetër të Abdyl Agës.

Kjo rrugë e vjetër i shërbente lidhjes mes trevave shqiptare përfshirë Shkodrën, Lezhën dhe Dibrën, nëpërmjet Malesisë së Tiranës dhe asaj të Matit. Edhe sot pas disa shekujsh urat vijojnë të përdoren nga kalimtarët e këtyre zonave njësoj si në mesjete kur i shërbente karvanëve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rruga e arbrit ura e abdyl agës rruga e arbrit ura e abdyl agës

Sondazh

Poll