U dogj lëndë toksike në ish-trikotazhin në Korçë, monstrat dërgohen në laborator në Tiranë
21 Shkurt 2021, 08:20Nga DOSJA
KORÇË –Ekspertë nga Tirana gjatë natës kanë eliminuar vatrat aktive toksike në lagjen nr. 9 në Korçë aty ku u dyshua për mbetje të rrezikshme në godinën e ish-trikotazhit.
Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se ekspertët kanë marrë mostrat dhe janë dërguar në laborator në Tiranë për të nxjerre llojin e lëndës. Puna ka zgjatur deri në 4 të mëngjesit ku një grup prej 12 ekspertesh kimie të Forcave të Armatosura, të pajisur me pajisje të posaçme kanë shkuar në vendngjarje, për të përcaktuar nivelin e ndotjes në vatër ku bëhej djegia dhe jashtë godinës.
Pas përfundimit të punës ekspertët eliminuan 6 vatra aktive që nuk kanë më rrezik përhapje.
Ish-trikotazhi në qytetin e Korçës ditën e djeshme është përfshirë nga flakët për shkak të lëndëve kimike. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.9 të qytetit. 1 Alarmi u dha fillimisht nga 10 familje që banojnë afër ish godinës së trikotazhit në Korçë, e cila ka dalë jashtë funksionin që prej 1990.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm, të zgjedhur nga mjeku i familjes kanë marrë sot dozën e parë të vaksinës kundër Pfizer. Ndryshe ...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit që vijnë nga portalet në vend. Dosja.al, ka në faqe të parë lajmin për parashikimin e Horoskopit të ditës së ...
SHQIPËRI- MeteoAlb bën me dije se edhe ditën e sotme do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta mbi territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët ...
KAVAJË– Spitali i Kavajës ka hapur një pavion të dedikuar për pacientët e infektuar me Covid, pa u lajmëruar zyrtarisht për këtë gjë. Në një kronikë ...
FUSHË KRUJË- Fushë Kruja dhe fshatrat rreth saj janë blinduar nga forca të shumta policie. Dosja.al ka mësuar se janë ngritur postblloqe dhe uniformat...
TIRANË– Pëllumb Pipero ka rekomanduar që të shtrëngohen masat gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri.Në një prononcim për A2CNN, Pipero tha se mirë...
TIRANË– Mjekja e Infektivit Esi, në një intervistë dhënë për emisionin “Kjo javë” në “News 24” ka treguar sesi është gjendja në Urgjencë, në lidhje m...