Aktualitet

VAKSINIMI/ 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm marrin dozën e parë të Pfizer, Rama tërhiqet: S’ka diferenci

21 Shkurt 2021, 07:53 Nga DOSJA
VAKSINIMI/ 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm marrin

SHQIPËRI- 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm, të zgjedhur nga mjeku i familjes kanë marrë sot dozën e parë të vaksinës kundër Pfizer. Ndryshe nga sa u njoftua se sot, ditë e (diel), do të niste vaksinimi i të moshuarve personalitete mbi 80 vjeç, kryeministri Edi Rama u detyrua të sqaronte tri herë se nuk ka diferencim dhe se në listë janë më shumë qytetarë sesa personalitete. “Nuk ka diferencim“-tha ai. 

Vaksinimi nisi që prej orës 09:30, kur në ambientet e Air Albania mbërriti e para aktorja Tinka Kurti, e më pas u pa të hynte edhe Margarita Xhepa, regjizori Pirro Milkani dhe këngëtari Sherif Merdani. Pjesë e personave që sot morën vaksinën ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili e pranoi disa ditë më parë që ishte ndër emrat që do të vaksinoheshin, ndërsa për të treguar siç tha kryeministri se procesi nuk ka lidhje me politikën, një nga emrat e përzgjedhur për tu vaksinuar ishte edhe ish-kryeministri i PD në vitet 1992-1997, Aleksandër Meksi.

Kryeministri Edi Rama shkoi për të parë nga afër procesin e vaksinimit, ku foli edhe për çështjen e vaksinave. Rama tha se procesi është i vështirë pasi në treg mungojnë vaksinat. Ai sulmoi kritikët e vendimit për vaksinimin selektiv si “ndotës të ambientit publik”. Pas tij, para mediave doli regjizori Pirro Milkani i cili shprehu kënaqësinë që ishte një nga të përzgjedhurit, ndërsa tha se vaksina është e vetmja zgjidhje për pandeminë.

Por ky vendim, për të vaksinuar personalitetet jashtë radhe ka ngjallur paqartësi, pasi bashkë me ta, në Air Albania janë paraqitur dhe disa të moshuar të tjerë. Njëri prej tyre, një veteran i luftës, 91-vjeçar, tha për Fax News se është veteran lufte dhe meriton të vaksinohet.

Sakaq, vaksinimi në Shqipëri vazhdon me ritme të ngadalta. Disa ditë më parë Rama së bashku me Manastirliun priti 7020 doza vaksinash në aeroportin e Rinasit, ndërkohë dy ditë më parë deklaroi se deri në fund të marsit do të vijnë 40 mijë doza.

Shqipëria deri më tani ka marrë rreth 9 mijë doza të vaksinës Pfizer ndërsa jozyrtarisht mësohet se janë vaksinuar deri më tani 2313 vaksina kundër COVID, 620 prej të cilëve mjekë dhe infermierë që kanë marrë edhe dozën e dytë, ndërsa vetëm me dozën e parë janë vaksinuar 1693 persona.

(a.k. f.g dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi i te moshuarve personalitet pirro milkani tinka kurti edi rama nis vaksinimi i te moshuarve personalitet pirro milkani tinka kurti

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2021, 07:23

Titujt kryesorë të portaleve, 21 shkurt 2021

TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit që vijnë nga portalet në vend. Dosja.al, ka në faqe të parë lajmin për parashikimin e Horoskopit të ditës së ...

Aktualitet 21 Shkurt 2021, 06:31

Rriten temperaturat/ Parashikimi i MOTIT për sot

SHQIPËRI- MeteoAlb bën me dije se edhe ditën e sotme do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta mbi territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët ...