Kavaja me pavion për trajtimin e pacientëve me Covid-19, qytetari nxjerr ‘blof’ ministrinë: Ka 40 shtretër!
20 Shkurt 2021, 21:53Nga DOSJA
KAVAJË– Spitali i Kavajës ka hapur një pavion të dedikuar për pacientët e infektuar me Covid, pa u lajmëruar zyrtarisht për këtë gjë. Në një kronikë të publikuar nga Top Channel, një qytetar, i pyetur për mundësinë e hapjes së një pavioni për pacientët e infektuar me Covid-19 në Kavajë, tha se ai tashmë është hapur.
“Po bëjnë gati një pavion të Covid-19. Në fakt, nën dijeninë time është hapur tashmë, siç edhe…ka kapacitet 40 shtretër,”- thotë zotëria në fjalë.
Një grua, qytetare e Kavajës thotë se të gjithë banorët e këtij qyteti e kanë kundërshtuar hapjen e një pavioni të tillë, pasi spitali i qytetit nuk luan dot as rolin e një poliklinike.
“Nuk kemi dashur asnjëherë që spitali i Kavajës që kthehet në spital Covid. Kjo që është këtu nuk bën as punën e një poliklinike, e jo më të një spitali Covid. Nuk ka kirurgji. Kirurgji ka, por nuk ka doktor,”- thotë zonja.
Në territorin e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Kavajë janë afro 600 raste aktive me Covid-19, të shpërndara kryesisht në qytetin e Kavajës, Golem, Synej dhe bashkinë e Rrogozhinës. Shumica e rasteve janë vatra familjare. Mes të infektuarve ka dhe mësues të shpërndarë në shkolla të ndryshme, si dhe personel shëndetësor që i përket kryesisht qendrës shëndetësore të Golemit.
Gjithsesi, Ministria e Shëndetësisë nuk ka njoftuar për hapjen e një pavioni të tillë në këtë qytet. Para pak ditësh, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, inspektoi spitalin rajonal të Durrësit, ku dhe nisi trajtimi i pacientëve me Covid19, pas fluksit në rritje në spitalet COVID në Tiranë. Sipas skenarit të parë, Manastirliu tha se do të vijohet me hapjen e Spitalit Rajonal të Shkodrës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit, por në asnjë rast nuk është oërmendur Kavaja.
Nuk dihet nëse vendimi për hapjen e këtij pavioni është ndërmarrë nga vetë autoritetet lokale shëndetësore të këtij qyteti apo ka një bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FUSHË KRUJË- Fushë Kruja dhe fshatrat rreth saj janë blinduar nga forca të shumta policie. Dosja.al ka mësuar se janë ngritur postblloqe dhe uniformat...
TIRANË– Pëllumb Pipero ka rekomanduar që të shtrëngohen masat gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri.Në një prononcim për A2CNN, Pipero tha se mirë...
TIRANË– Mjekja e Infektivit Esi, në një intervistë dhënë për emisionin “Kjo javë” në “News 24” ka treguar sesi është gjendja në Urgjencë, në lidhje m...
BRITANI E MADHE- Pas shtatë vitesh kërkime, zyra e Interpol Tiranës identifikoi dhe në bashkëpunim me homologët anglez prangoi një qytetar fierak i kërkuar nga ...
TIRANË- Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kanë zgjedhur të kurohen kundër Covid-19 në spitalin e Prizrenit, teksa shtretërit në 4 spitalet Covid ne Tirane ja...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama po e shtyn gjithmonë e më shumë afatin e ardhjes së vaksinave anti-Covid në Shqipëri. Ndërkohë që kalon qark më qark, duke sh...