Aktualitet

Pëllumb Pipero: Të mbyllen shkollat deri në fund të muajit mars, orari për lokalet të shkurtohet dhe të limitohen udhëta

20 Shkurt 2021, 20:07 Nga DOSJA
Pëllumb Pipero: Të mbyllen shkollat deri në fund të muajit

TIRANË– Pëllumb Pipero ka rekomanduar që të shtrëngohen masat gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri.

Në një prononcim për A2CNN, Pipero tha se mirë do të ishte që deri në fund të muajit mars, të mbylleshin shkollat e masme dhe ato 9-vjeçare, ndërsa për baret dhe restorante të shkurtohej orari.

Pipero shtoi gjithashtu se mirë  do të ishte të përdorej shërbimi delivery, ndërsa në transportin publik, duhet limituar numri i udhëtarëve.

“Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery”. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tone.

Kemi raste të shtuara të sëmundjes dhe forma të rënda dhe humbje të jetës dhe tek moshat e reja. I këshilloj të jenë të kujdesshëm që do të thotë të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë. Edhe një lutje kam për ta, të frekuentojnë sa më pak, kafenetë dhe mjediset e mbyllura,”- tha Pipero.

Numri i të infektuarve në vend, sa vjen e shtohet. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 17 viktima dhe 1153 raste të reja me Covid-19. Në total, numri i të vdekurve ka shkuar në 1 mijë e 653, ndërsa në spitale po marrin mjekim 606 pacientë.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll