Aktualitet

Blindohet Fushë Kruja! Ministria e Brendshme dhe uniformat blu ‘gërmojnë’ për vëllanë e Hektor Xhekuçës dhe tre bash

20 Shkurt 2021, 21:04 Nga DOSJA
Blindohet Fushë Kruja! Ministria e Brendshme dhe uniformat blu

FUSHË KRUJË- Fushë Kruja dhe fshatrat rreth saj janë blinduar nga forca të shumta policie. Dosja.al ka mësuar se janë ngritur postblloqe dhe uniformat blu janë vënë në kërkim të katër të rinjve të shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur më 1 shkurt të këtij viti.

Mësohet se prezent në Fushë Krujë janë edhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme. Efektivët dhe zyrtarët po ‘gërmojnë’ për të gjetur gjurmë të Elson Xheçukës, vëllait të Hektor Xheçukës dhe tre bashkëpunëtorëve të tij, Albert Zaja, 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç dhe Silvio Cara.

Nuk përjashtohet si mundësi që të mund të shoqërohet ndonjë nga të fortët e zonës. Një ditë më parë, Dosja.al raportoi se pajtuesit për vrasjen e Kastratit mund të jenë të rrezikshmit e Fushë Krujës dhe të fortët e Niklës.

Si ndodhi vrasja?

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me tek plumb në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Dyshohet se shkak për vrasjen e tij janë bërë konfliktet e vjetra të familjes. Kjo pasi 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Asokohe rezultoi se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert zaja elmir tufa elson xhecuka hektor xhecuka shkelzen kastrati albert zaja elmir tufa elson xhecuka hektor xhecuka shkelzen kastrati

Sondazh

Poll