Bota

Puthi një grua në vend që ta dënonte për shkelje të orës policore, pezullohet nga puna polici në Peru

21 Shkurt 2021, 07:03 Nga DOSJA
Puthi një grua në vend që ta dënonte për shkelje

PERU– Një polic në Peru  është pezulluar nga puna pasi u kap duke puthur një grua të re, ndërkohë që duhet t’i vendoste gjobë, pasi kjo e fundit kishte thyer orën policore, të vendosur nga qeveria për të parandaluare përhapjes së pandemisë. 

Në një video të siguruar nga mediat e huaja, shihet se gruaja mundohet që të bind oficerin që të mos marrë gjobë e në këmbim do t’i jepte puthjen.

Polici i paidentifikuar u detyrua që të largohet përkohësisht nga vendi i punës, ndërsa autoritetet në kryeqytetin peruan, Lima, po zhvillojnë hetime për këtë rast.

Ibero Rodriguez, zyrtar për sigurinë e qytetarëve, tha: “Kryetari ynë, Luis Molina, e ka marrë vendimin për ta pezulluar menjëherë këtë polic. Ekzistojnë disa shkelje. Gruaja e re nuk e respekton distancën sociale dhe ai e lejon këtë gjë. Më pas, ai e heq maskën dhe ia jep një puthje.”

Duke konfirmuar se polici i pezulluar nga puna asnjëherë nuk ka bërë probleme më parë, ai shtoi: “Ky veprim është shumë serioz në vete dhe për këtë arsye ai është pezulluar”.

Peruja është në mesin e shteteve më të prekura nga pandemia në Amerikën Jugore. Që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë shënuar mbi 44.000 viktima të sëmundjes Covid-19.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pezullohet nga puna polici pezullohet nga puna polici

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2021, 20:39

MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka nxjerrë në ankand dy makinat shtetërore ‘Mercedes Maybach’. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri malazez, Zdravko Kri...