Bota

20 Shkurt 2021, 20:39 Nga DOSJA

MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka nxjerrë në ankand dy makinat shtetërore ‘Mercedes Maybach’. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapic në një postim në Twitter. Ai shkroi se makinat do të shiten për të ndihmuar qytetarët e varfër, në mënyrë që të përmirësohet drejtësia sociale.

“Qeveria miratoi sot një propozim për të filluar shitjen e dy automjeteve shtetërore Mercedes Maybach. Fondet nga shitja e këtyre automjeteve do të derdhen në buxhetin e Malit të Zi dhe do të përdoren për të ndihmuar qytetarët e pambrojtur dhe për të përmirësuar drejtësinë sociale në vend,”- shkroi ai.

Ndërkohë që një makinë përdoret nga Presidenti i vendit Milo Gjukanoviç, ndërsa tjetra është përdorur nga ish-kryeministi Dusko Markoviç. Nuk dihet nëse Gjukanoviç ka qenë në dijeni të këtij fakti apo nëse kjo ka qenë një surprizë për të.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dusko markoviç mercedes maybach milo gjukanoviç zdravko krivokapić dusko markoviç mercedes maybach milo gjukanoviç zdravko krivokapić

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2021, 17:02

KOSOVË- Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do ...