Bota

Qindra njerëz pa ushqim për shkak të acarit/ Çifti shqiptar bën gjestin human, shërben 500 vakte për qytetarët në Teksa

21 Shkurt 2021, 06:45 Nga DOSJA
Qindra njerëz pa ushqim për shkak të acarit/ Çifti

SHBA– SHBA-ja përveç pandemisë po përballet dhe me acarin që prej disa ditësh ka përfshirë vendin.

Një ndër vendet, më të prekuara ku banorët kanë mbetur të izoluar, pa ngrohje, dhe pa energji elekrike, është Taksasi. Nisur nga situata e vështirë me të cilën hasen qytetaët shumë njerëz janë bërë vullnetarë që t’u vijnë në ndihmë këtyre të fundit. 

Mes tyre është edhe çifti i bashkëshortëve, shqiptar nga Kosova Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, që kanë marrë inciativën për të ndihmuar njerëzit të cilët kanë nevojë këtë kohë. Ata janë pronarë të restorantit Bella Italia Ristorante në Teksas, ku dhe kanë hapur dyert për të ushqyer qytetarët. Sipas mediave të huaja Ari dhe Blinera, gjatë këtyre ditëve kanë shërbyer më shumë se 500 vakte me ushqim falas.

Veprimi i tyre nuk ishte se si të kalonte pa rënë në media, ku këto të fundit kanë zbuluar dhe arsyen se pse çifti shqiptar mori këtë vendim. 

Ari i ftuar në televizionin Foxnws tha se dy vite më parë kur filluan biznesin ishte një përvojë e veçantë, e pas pandemisë së COVID-19, menduan se do të falimentojnë, por ishin klientët ata që i ndihmuan të mbijetojnë. 

Ndërkohë Teksasi ka mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, çifti shqiptar u detyruan të përgatisin ushqimin dhe t’ua servirin qytetarëve. Ari ishte vetëm 14-vjeç kur u largua nga Kosova gjatë luftës në vitin 1999 duke emigruar në SHBA. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ari isufaj blinera shurreca ari isufaj blinera shurreca

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2021, 20:39

MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka nxjerrë në ankand dy makinat shtetërore ‘Mercedes Maybach’. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri malazez, Zdravko Kri...