Bota

Zbardhet vrasja e të moshuarës në Maqedoninë e Veriut ditën e djeshme, autorë dy fëmijë minorenë 

20 Shkurt 2021, 18:39 Nga DOSJA
Zbardhet vrasja e të moshuarës në Maqedoninë e Veriut

MAQEDONI E VERIUT- Vrasja e gruas 67-vjeçare ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut është zbardhur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Strumcës, ku policia e ka gjetur të moshuarën të vdekur në shtëpinë e saj. Pas autopsisë doli që gruaja ishte dhunuar dhe mbytur. Në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Brëndshme Toni Angelovski, ku ka thënë se policia ka shkruar në banesën e të moshuarës për lajmërimit për grabitje dhe përdhunim.

“Zyrtarët e policisë nga departamenti i kriminaliatikës dhe Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë, pas marrjes së informatës operative për grabitje dhe përdhunim në një shtëpi në Strumicë, bënë kontroll dhe kishin gjetur të vdekur një grua 67-vjeçare nga Strumica. Është bërë autopsi dhe nga e njëjta ka rezultuar se vdekja ka ndodhur në mënyrë të dhunshme përmes mbytjes,” deklaroi Angelovski.

Ndërkohë që përgjegjës për ngjarjen janë dy fëmijë minoren të moshës 13 dhe 14 vjeçare. 14-vjeçari është lënë në paraburgim pas marrjes në pyetje, ndërsa 13-vjeçari  është dërguar në qendrën e kujdesit social.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora toni angelovski vrasja e 67 vjeçares toni angelovski vrasja e 67 vjeçares

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2021, 17:02

KOSOVË- Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do ...