Bota

Ekspertët: Covid-19 mund të bëhet sëmundje sezonale si gripi 

20 Shkurt 2021, 19:17 Nga DOSJA
Ekspertët: Covid-19 mund të bëhet sëmundje sezonale si

SHBA- C0vid-19 mund të qëndrojë me në përgjithmonë. ABC News shkruan se disa ekspertë kanë deklaruar se ky virus është e vështirë të zhduket.

“Ky koronavirus do të jetë këtu për të qëndruar. Zhdukja e këtij koronavirusi të ri është në thelb e pamundur,”  tha doktor John Brownstein.

Një tjetër doktor, Paul Offi u pajtua me këtë deklaratë duke shtuar se “nuk është i sigurt se si do ta eleminojmë me të vërtetë këtë virus. .. Nuk është si fruthi, ku ju merrni imunitet sterilizues gjatë gjithë jetës. “

Brownstein më tej, tha se me kalimin e kohës do të rritet imunitetit dhe se nuk do të ketë kaq shumë vdekje.

“Shpresa është që me imunitet dhe imunizime të mjaftueshme natyrore, kjo bëhet pjesë e ciklit natyror të sezonit të ftohtë, por nuk ka të njëjtin ndikim,” tha Broënstein.

“Unë mendoj se do të bëhet sezonale. Të gjitha infeksionet virale akute të frymëmarrjes janë“, shtoi epidemologja Sarah Cobey.

Ndërkohë që epidemiologu Stephen S. Morse tha se nëse bota do të kishte qenë më e koordinuar pandemia mund të ishte ndaluar.

“Në fillim, kur virusi ishte shumë më i kufizuar në shpërndarje, mund të ketë qenë e mundur të ndalohej pandemia … nëse bota do të kishte vepruar më herët në një mënyrë të koordinuar,” tha ai.

Covid-19 deri tani ka marrë 2,467,342 jetë njerëzish ndërkohë që të gjithë janë 111,430,830 infektuar me virusin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid john brownstein paul offi sarah cobey stephen s. morse covid john brownstein paul offi sarah cobey stephen s. morse

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2021, 17:02

KOSOVË- Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do ...