Bota

Risi në Izrael, personat që vaksinohen marrin birrë falas 

20 Shkurt 2021, 18:24 Nga DOSJA
Risi në Izrael, personat që vaksinohen marrin birrë falas 

IZRAEL- Izraeli për të rritur numrin e personave të vaksinuar ka ofruar birra falas për personat që marrin vaksinën. ‘Newsarunodtheworld’ shkruan se një lokal në Tel Aviv u kthye në klinikë vaksinimi, ku personat që vaksinoheshin merrnin pije falas më pas.   

Pijet që ofroheshin ishin joalkoolike si masë paraprake mjekësore. Një nga të vaksinuarit, May Perez tha se kjo është një mundësi e mirë.  

“Mendova se është një mundësi vërtet e mirë për të ardhur dhe për të marrë vaksinën, sepse nuk kisha as kohën dhe as aftësinë për të shkuar në vende të tjera”, tha May Perez.

Izraeli është vendi që ka vaksinuar më të shumtën e popullsisë. Më shumë se 43% e popullsisë ka marrë të paktën 1 dozë të vaksinave anti-Covid.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksine ne lokal vaksinimi ne izrael vaksine ne lokal vaksinimi ne izrael

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2021, 17:02

KOSOVË- Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do ...