Bota

20 Shkurt 2021, 17:02 Nga DOSJA

KOSOVË- Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. 

Ndërkohë që fituesi i zgjedhjeve në Kosovë Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një bisedim virtual me një profesorë nga Harëard për të marrë disa kqëshilla mbi zhvillimin e arsimit në Kosovë. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvillaur një takim me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog ku i ka kërkuar këtij të fundi që të ndihmojë Kosovën në integrimin euroatlantik dhe në dialogun me Serbinë.  Pas takimit të Haradinajt me  Szunyog ka reaguar BE, ku ka kërkuar që në Kosovë të formohet sa më shpejtë qeveria.

Çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve në Kosovë?

Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.

Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.

Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll