Bota

Mungesë energjie elektrike, uji dhe vendi i bllokuar nga moti i keq, Biden shpall gjendjen e emergjencës në Teksas

20 Shkurt 2021, 16:23 Nga DOSJA
Mungesë energjie elektrike, uji dhe vendi i bllokuar nga moti i keq, Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendje katastrofike të madhe për Teksasin për shkak të motit të keq. CNBC shkruan se i gjithë  shteti po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike, mungesë të ujit, dhe bllokim për shkak të motit të keq.

Gjendja e emergjenës zhbllokon të gjitha fondet federale për individë në Teksas, grante për strehim të përkohshëm, riparime shtëpish dhe kredi me kosto të ulët për të mbuluar humbjet e pronave të pasiguruara.

Miliona banorë të Teksasit kanë luftuar me ndërprerjet e energjisë dhe më shumë se gjysma e shtetit tani po përjeton ndërprerje të shërbimit të ujit.  Deklarata gjithashtu ofron ndihmë për ndarjen e kostove me qeveritë shtetërore, lokale dhe disa organizata private jofitimprurëse për masa mbrojtëse emergjente dhe masa të zbutjes së rreziqeve.

Qeveria federale tashmë ka miratuar gjendjen e emergjencës për Teksas-in, Oklahom-ën dhe Louisian-ën, ku ka dërguar furnizime si gjeneratorë, batanije, ujë dhe vakte ushqimi në Teksas javën e kaluar.

Ndërkohë që Presidenti planifikon të vizitojë Teksasin javën e ardhshme për të vlerësuar gjendjen në të cilën vendi është. Biden tha se ai do të marrë një vendim përfundimtar për të shkuar në Teksas, vetëm pasi të sigurojë që prania e tij nuk do të pengojë përpjekjet e rimëkëmbjes.

Ky dimër është konsideruar si më i ashpëri në SHBA ndër vite, ku moti i keq dhe stuhitë kanë bllokuar shumë rrugë si dhe kanë dëmtuar rrjetin energjitik, duke lënë me miliona familje pa drita, ujë dhe në acar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden moti i keq ne teksas joe biden moti i keq ne teksas

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2021, 10:31

FLORIDA– Një komisionere në Florida, theu protokollin për shpërndarjen e drejtë të vaksinave, duke krijuar një ‘listë VIP’.Vanessa Baugh pranoi se ajo ...