Aktualitet

Mjeku kapi nga këmbët të afërmin e tij, i riu e godet nga pas! 24-vjeçari arrestohet pas dhunës ndaj bluzave të bardha, m

20 Shkurt 2021, 07:26 Nga DOSJA
Mjeku kapi nga këmbët të afërmin e tij, i riu e godet nga

TIRANË– Një 24-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi ka dhunuar mjekun e QSUT-së, Petrit Gjorgji. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme brenda ambienteve të spitalit. I riu ka dhunuar mjekun pasi ka parë mënyrën se si po e trajtonin të afërmin e tij. Mësohet se 24-vjeçari ka të shtruar në spital të afërmin i cili vuan nga veshkat. Në momentin që ky i fundit ka rënë nga krevati, mjeku së bashku me kolegë të tjerë kanë tentuar ta ngrejnë lart, mirëpo e kanë kapur nga këmbët.

Kjo ka shkaktuar revoltën e të afërmit të pacientit i cili ka qëlluar nga pas mjekun Gjorgji. Është dashur ndërhyrja e mjekëve dhe infermierëve të tjerë që të largonin të riun nga Gjorgji. Ky i fundit denoncoi në polici sulmin që iu bë gjatë orarit të punës dhe policia vuri në pranga 24-vjeçarin.

Vetë mjeku ka rrëfyer se ky është rast i përsëritur për të. Sipas mjekut kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha. “Është rast i përsëritur për mua. Më ka ndodhur edhe në vitin 2004. Kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha. Unë do e ndjek çështjen, duhet të bëhet drejtësi”.

QSUT ka reaguar për dhunimin e mjekut Petrit Gjorgji nga një i afërm i pacientit. Në një deklaratë, QSUT bën me dije se incidenti ka ndodhur pasi mjeku ka qënë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme i cili kishte rënë nga krevati. QSUT shkruan se dënon dhunën që është ushtruar ndaj mjekut si dhe kërkojnë ndjekjen e çështjes nga organet kompetente.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane dhune ndaj mjekut petrit gjorgji arrestime ne tirane dhune ndaj mjekut petrit gjorgji

Sondazh

Poll