Bota

20 Shkurt 2021, 10:31 Nga DOSJA

FLORIDA– Një komisionere në Florida, theu protokollin për shpërndarjen e drejtë të vaksinave, duke krijuar një ‘listë VIP’.

Vanessa Baugh pranoi se ajo “dëshironte të sigurohej që disa njerëz ishin në listë”. Në përgjigje të kritikave që zyrtarët e qarkut kishin lejuar vetëm banorët nga dy kodet më të pasura në qark për t’u vaksinuar, Baugh më tej pranoi se ajo i zgjodhi vetë kodet postare.

Gjatë një takimi me komisionerët e qarkut, Baugh kërkoi falje për kritikat në lidhje me thyerjen e protokollit të vaksinimit. Baugh më tej shpjegoi se ajo “bëri pikërisht atë që donte” në organizimin e vaksinës.

Një selektim i ngjashëm ka ndodhur edhe në vendin tonë. Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se shumë shpejt do të nisë vaksinimi  i personaliteteve. Planin e vaksinimit të personaliteteve para të moshuarëve, kryeministri Rama e ka justifikuar si tregim respekti.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota thyet protokolli i vaksinimit vaksinimi selektiv i rames vaksinimi selektiv ne florida thyet protokolli i vaksinimit vaksinimi selektiv i rames vaksinimi selektiv ne florida

Sondazh

Poll