Bota

FDA i del kundër OBSH-së: Oksimetrat e pulsit nuk duhet të përdoren për të diagnostikuar COVID-19!

20 Shkurt 2021, 08:03 Nga DOSJA
FDA i del kundër OBSH-së: Oksimetrat e pulsit nuk duhet të

SHBA– Oksimetrat e pulsit, pajisjet që matin nivelet e oksigjenit në gjak, nuk duhet të përdoren për të diagnostikuar COVID-19 dhe mund të japin rezultate të pasakta në rrethana të caktuara, paralajmëroi Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Në janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë përfshiu përdorimin e oksimetrit të impulsit për të identifikuar pacientët që mund të kenë nevojë për shtrim në spital në këshillat e saj klinike për trajtimin e COVID-19.

Së fundmi, FDA ka dalë në përfundimin që pajisjet nuk mund të përdoren për të diagnostikuar ose përjashtuar COVID-19, dhe në përgjithësi rekomandoi që të mos mbështeteshit në to për të vlerësuar shëndetin.

Agjencia shëndetësore e SHBA shprehet se rezultati nuk del gjithmonë i saktë për shumë faktorë që ndikojnë sicc janë, qarkullimi i dobët, pigmentimi i lëkurës, trashësia e lëkurës, temperatura e lëkurës, përdorimi i duhanit si dhe përdorimi i xhelit në thonj.

Rekomandoi t’i kushtohej vëmendje treguesve të tjerë të oksigjenit të ulët, të tilla si ngjyra e fytyrës ose një pulsim garues.

Paralajmërimet vijnë gati dy muaj pasi një studim i botuar në Neë England Journal of Medicine tregoi se pajisja kishte tre herë më shumë gjasa të jepte rezultate mashtruese midis pacientëve afro-amerikanë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota administrata e ushqimit dhe barnave në shba oksimetrat e pulsit administrata e ushqimit dhe barnave në shba oksimetrat e pulsit

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2021, 21:54

Stoltenberg thekson rrezikun që paraqet Kina

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje të premten Evropës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të mbështesin rendin ndërkombëtar...