Bota

Rusia miraton vaksinën e saj të tretë COVID-19, CoviVac

20 Shkurt 2021, 09:59 Nga DOSJA
Rusia miraton vaksinën e saj të tretë COVID-19, CoviVac

RUSI- Ditën e sotme Rusia ka miratuar  vaksinën e saj të tretë kundër koronavirusit për përdorim të brendshëm, ka thënë kryeministri rus, Mikhail Mishustin për një televizion shtetëror, ndonëse testimet klinike në masë nuk kanë nisur ende.

Sipas Reuters, vaksina CoviVac është krijuar nga Qendra Chumakov.

Rusia tashmë ka miratuar dy vaksina kundër sëmundjes COVID-19, duke përfshirë atë Sputinik V, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, të cilat po ashtu u janë dhënë njerëzve pa u kryer të gjitha fazat e testimit.

Kjo qasje ka rritur shqetësimet në mesin e disa shkencëtarëve në Perëndim.

Sputnik V është miratuar në gusht dhe testimet e fazës së fundit kanë nisur në shtator.

Vaksinimi masiv ka nisur në dhjetor, pasi testimet preliminare kanë treguar se vaksina është 91.4 për qind efikase. Që nga ajo kohë, më shumë se 2 milionë rusë janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës Sputnik V, ka thënë ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covivac rusia miraton vaksinen e trete covivac rusia miraton vaksinen e trete

Sondazh

Poll