Bota

Zyrtarja e OKB: Qeveria amerikane e interesuar të paguajë bileta avioni për të sjellë azilkërkues në SHBA

20 Shkurt 2021, 07:23 Nga DOSJA
Zyrtarja e OKB: Qeveria amerikane e interesuar të paguajë bileta

Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja janë duke analizuar vendndodhjen e emigrantëve dhe kostot që lidhen me fluturimet dhe asnjë vendim nuk është marrë ende, tha Dana Graber Ladek, shefe e misionit OKB-së për emigracionin në Meksikë.

Ndërkohë, njëzet e pesë azilkërkuesit e parë u lejuan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të premten, thanë aktivistët, fillimi ky i një përpjekjeje për të zhbërë një nga politikat më kufizuese ndaj emigracionit të ish-Presidentit Donald Trump.

Presidenti Joe Biden u zotua gjatë fushatës elektorale se ai do të shfuqizonte menjëherë politikën e ish-Presidentit Trump, të njohur si Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), sipas të cilës më shumë se 65,000 azilkërkuesve kryesisht nga Amerika Qendrore u është refuzuar hyrja dhe u kthyen mbrapsht përtej kufirit në Meksikë në pritje të seancave dëgjimore në gjykatë. Shumica u kthyen në shtëpi, por disa qëndruan në Meksikë në kushte ndonjëherë të varfëra ose të rrezikshme, të ekspozuar ndaj rrëmbimeve dhe forma të tjera dhune.

Tashmë, ata do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara ku do të presin që çështjet e tyre të dëgjohen në gjykatat e emigracionit.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota azilkërkues në shba okb qeveria amerikane azilkërkues në shba okb qeveria amerikane

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2021, 21:54

Stoltenberg thekson rrezikun që paraqet Kina

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje të premten Evropës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të mbështesin rendin ndërkombëtar...

Bota 19 Shkurt 2021, 20:02

FOTO-LAJM/ NASA publikon pamje të reja nga Marsi

SHBA- NASA ka publikuar disa foto të reja të shkrepura në Mars. Dailymail shkruan se anija kozmike e NASA-së, Rover Perseverance ka arritur të sigurojë pamjet e...