Bota

Kërcënohet epidemiologu suedez: Duhet mbrojtje, situata po përkeqësohet  

19 Shkurt 2021, 21:20 Nga DOSJA
Kërcënohet epidemiologu suedez: Duhet mbrojtje, situata po

SUEDI- Epidemiologu suedez, Anders Tegnell po haset me një sërë kërcënimesh me vdekje nga persona të panjohur. The Local shkruan se  që nga janari i vitit të kaluar, Tegnell ka marrë mbi 50 mijë emaile kërcënese për jetën dhe familjen.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura drejtori i përgjithshëm i Shëndetit Publik, Johan Carlson. Ai tha se kjo gjë ka nisur pranverën e kaluar dhe se shumë zëdhënësa të shëndetit publik po kërcënohen çdo ditë. Më tej, ai tha se shumë persona nga stafi i tyre po kërkojnë mbrojtje policore për shkak të deklaratëve që japin nnë lidhje Covid-19.

“Filloi që në pranverën e kaluar dhe më pas, si tani, shumë prej tyre synojnë zëdhënësit tanë. Por ajo është përshkallëzuar dhe ne e vërejmë këtë në baza ditore. Ne kemi staf që kanë mbrojtje policore. Dhe kjo nuk po përmirësohet, vetëm sa përkeqësohet,” tha Tegnell.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Suedi janë regjistruar 631,166 persona me Covid, ndërsa 12,649 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anders tegnell johan carlson anders tegnell johan carlson

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2021, 20:02

FOTO-LAJM/ NASA publikon pamje të reja nga Marsi

SHBA- NASA ka publikuar disa foto të reja të shkrepura në Mars. Dailymail shkruan se anija kozmike e NASA-së, Rover Perseverance ka arritur të sigurojë pamjet e...