Aktualitet

Ka shqiptarë! Dhjetë të arrestuarit për vrasjen e Armando Beqirit janë nga 7 shtete të ndryshme, sekuestrohen mjete luksoz

19 Shkurt 2021, 20:17 Nga DOSJA
Ka shqiptarë! Dhjetë të arrestuarit për vrasjen e Armando

ISLANDË– Numri i personave të arrestuar për vrasjen e Armando Beqirit, ngjarje e ndodhur në Islandë, ka shkuar në dhjetë. Mediat islandeze shkruajnë se të arrestuarit janë me origjinë nga shtatë shtete të ndryshme, përfshirë këtu edhe Islandën. Të tjerët janë nga: Shqipëria, Lituania, Estonia, Rumania, Portugalia dhe Spanja

Gjithashtu, bëhet me dije se janë sekuestruar tre makina, njëra prej të cilave e markës “Range Rover” dhe armë zjarri. Armët dyshohet të jenë përdorur në vrasjen e Beqirit, por pritet ekspertiza për të dalë në përfundime.

Sot është publikuar edhe fotoja e të akuzuarit kryesor, Anton Kristinn, i cili është i vetmi islandez i prangosur në lidhje me krimin. Kristinn u raportua nga Policia si “boss droge”, i cili merrte persona nga Lituania dhe i kthente në besnikët e tij.

Mediat vendase kanë publikuar një mesazh të dërguar nga Kristinn në Facebook dhe marrësi dyshohet se ka qenë Beqiri.

Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll