Aktualitet

Digjen tre automjete pranë Komisariatit të Lushnjes, prej tyre merr flakë edhe magazina, dyshimet e para të Policisë

19 Shkurt 2021, 06:54 Nga DOSJA
Digjen tre automjete pranë Komisariatit të Lushnjes, prej tyre merr

LUSHNJË- Tre makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare. Sipas versionit zyrtar të Policisë, zjarri fillimisht ka rënë në mjetin tip “Benz”, në pronësi të N.K., si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Zjarri nga mjeti më pas është përhapur edhe tek dy makinat e tjera, dhe më pas tek një magazinë, e cila është dëmtuar pjesërisht. Në vendngjarje, shumë pranë Komisariatit të Policisë, ndodhet grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Rreth orës 03:15 në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet. Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje makina te djegura ne lushnje lushnje makina te djegura ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 21:23

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është krenuar me punën e bërë në rrugët e vendit tonë pasi pas disa ditësh shumica prej tyre janë zhbllok...