Bota

E PAZAKONTË! Burri braktis gruan dhe fëmijën e porsalindur dhe arratiset me vjehrrën 44-vjeçare!

18 Shkurt 2021, 20:16 Nga DOSJA
E PAZAKONTË! Burri braktis gruan dhe fëmijën e porsalindur dhe

BRITANI– Një vajzë e re 24-vjeçare u braktis nga i dashuri pak çaste pasi erdhi në jetë fëmija i parë i tyre.

Vetëm disa orë pasi Jess Aldridge lindi, Ryan Shelton u nda me të përmes një mesazhi që i kishte dërguar në celular, shkruan The Sun.

24 vjeçarja mësoi që i dashuri i saj Ryan ka ikur me mamanë e saj Georgina 44 vjeç dhe tashmë ka ngelur krejtësisht e vetme me beben e sapolindur.

Unë prisja që gjyshja të dashurohet me foshnjën dhe jo me babain e foshnjës.  Ajo duhet të ishte një gjyshe e mirë për dy fëmijët e mi dhe të kujdesej për ta, por në vend të kësaj ajo vendosi të dashurohej me të dashurin tim”, u shpreh e reja për The Sun.

Kur Jess u përball me mamanë e saj, ajo ngriti supet dhe tha: “Ne nuk mund të zgjedhim se me kë dashurohemi”.

Gjatë periudhës që jetonin bashkë 24-vjeçarja ka vënë re se i dashuri dhe e ëma flirtonin me njëri-tjetrin dhe kjo gjë e bënte të ndihej keq. Disa orë pasi lindi, Ryan i dërgoi mesazh Jess dhe i thotë se po e linte sepse ishte lodhur nga akuzat që ai dhe e ëma ishin të lidhur, të cilat rezultuan të vërteta.

Kjo ngjarje ka tronditur dhe bashkëshortin e Georginës i cili tha se ndihej i mërzitur që ka humbur gruan e tij prej 12 vitesh.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani burri braktis gruan ne spital britani burri braktis gruan ne spital

Sondazh

Poll