Politike

“Premtimi im si president”/ Paralajmërimi i Metës: Pas 25 prillit do të futet epoka e referendumeve

18 Shkurt 2021, 21:12 Nga DOSJA
“Premtimi im si president”/ Paralajmërimi i Metës: Pas 25

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka premtuar se në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25 prillit do të futet epoka e referendumeve.

Në një intervistë që ka dhënë për ‘Oranews’, Meta u shpreh se Referendumi është e vetmja rrugë, që e vendos politikën nën pushtetin e sovranit.

Ndër të tjera ai ka thënë se referendumi në Kosovë i dha mundësi VV-së për të qeverisur dhe për ç’kapjen e shtetit dhe besoj se këtë presin qytetarët e Kosovës.

 “Nuk dua të flas për të ardhmen se jemi në gjendje kritike. Referendumi në Kosovë i dha mundësi VV-së për të qeverisur dhe për ç’kapjen e shtetit dhe besoj se këtë presin qytetarët e Kosovës. Edhe Shqipëria duhet të shkojë drejt një referendumi të tillë me 25 prill, sepse sot është vendosur në diskutim edhe orientimi i Shqipërisë drejt BE-së, kundrejt alternativave lindore, sepse e dimë sa i kanë kushtuar këto orientimi lindore vendit në të shkuarën. Në vendin tonë ka ndodhur kapja e shtetit, që nuk ka ndodhur vetëm me ndryshime kushtetuese, por edhe me ligje antikushtetuese duke i dhënë fuqi kryeministrit dhe qeverisë. Premtimi im më i rëndësishëm si president dhe si politikan, është që Shqipëri pas 25 prillit do të futet në epokën e referendumeve, për çështje të rëndësishme, sipas kushtetutës.”- tha Meta. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2021, 20:53

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali është përplasur me gazetarët Robert Rakipllari dhe Agron Gjekmarkaj. Në një lidhje me Skype në “Open”, ...