Politike

“Mbështesë opozitën për…”/ Meta: Çdo përpjekje për  të prekur votën e shqiptarëve do të ndëshkohe

18 Shkurt 2021, 20:43 Nga DOSJA
“Mbështesë opozitën për…”/ Meta:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka thënë se mbështet kërkesën e opozitës drejtuar ditën e djeshme ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, për të shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit deri në 30 prill.

Kreu i shtetit në një intervistë që ka dhënë për ‘Oranews’,  thotë se shpreson që askush të mos bëhet pengesë që qytetarët shqiptarë të shprehin vullnetin në mënyrë të lirë dhe demokratike, pasi në të kundërt do të ndëshkohet shumë rëndë. Gjithashtu Meta tha se çdo përpjekje për  të cenuar këtë të drejtë me çdo lloj marifeti apo makinacioni, do të rrëzohej shumë qartë nga populli shqiptar dhe nuk do të shpëtonte pa ndëshkim.

“Unë mbështes çdo kërkesë, që ju mundëson qytetarëve shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të lirë dhe demokratike. Uroj, që askush të mos bëhet pengesë për këtë, pasi, do të ndëshkohet shumë rëndë.  Çdo përpjekje për  të cenuar këtë të drejtë me çdo lloj marifeti apo makinacioni, do të rrëzohej shumë qartë nga populli shqiptar dhe nuk do të shpëtonte pa ndëshkim”, tha Meta. 

(a.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2021, 19:54

VLORË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se ai vetë si person në krye të qeverisë është goditur nga tërmeti dhe pandemia, duke i lënë shumë parashikime që kis...