Politike

Sherr në studio/ Spiropali pranon hapur: Njerëzit janë ende në çadra, marrin bonusin e qirasë dhe rrinë! Gjekmarkaj vë d

18 Shkurt 2021, 20:41 Nga DOSJA
Sherr në studio/ Spiropali pranon hapur: Njerëzit janë ende

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali është përplasur me gazetarët Robert Rakipllari dhe Agron Gjekmarkaj.

Në një lidhje me Skyp në “Open”, Spiropali deklaroi se qeveria nuk e ka mbajtur dot premtimin për t’i futur të gjithë qytetarët që mbetën pa shtëpi pas tërmetit, pasi nuk e parashikonin dot pandeminë.

Nga studioja, Gjekmarkaj vuri duart në kokë, teksa dëgjonte Spiropalin të thoshte se ka qytetarë që marrin bonusin e qirasë, por rrinë vetë në çadra sepse nuk duan të braktisin tokat dhe gjënë e gjallë që kanë.

Pjesë nga biseda:

Robert Rakipllari: Thatë që deri në fund të muajit dhjetor nuk do të ketë më asnjë person në çadër.

Elisa Spiropali: Sigurisht more që ka, ka edhe njerëz në çadra, ja ta shojegoj unë. Kemi dhënë 13 mijë e 200 bonuse qiraje. Ka qytetarë që kanë zgjedhur të marrin bonusin e qirasë por të mos lëvizin ngs fshati ku janë. Kjo për shkak të tokës dhe bagëtive. Por është fakt që kanë përfunduar 1000, deri në pranverë do të përfundojnë 2500 në total. Gjekmarkaj ule kokën dhe vëri duart në kokë sepse nuk të pëlqejnë shifrat dhe faktet. Por kjo është shenjë kompleksi. Deri në fund të vitit 4 mijë njësi individuale do të ndërtohen, ka filluar ndërtimi i lagjeve të reja. Gjekmarkaj  është mësuar të shkruajë letërsi bajate. Mos bëj shenja të tilla.

Agron Gjekmarkaj: Këta gënjejnë për shtëpinë, rrogën, etj. Merrë këtë tagjinë dhe konsumojë. Zonja ministre merret me mimikën time, me gjestet e mia me sjelljet, ci duhet asaj se çfarë bëj unë.

Elisa Spiropali: E ke konsumuar në ndonjë studio. Ti mund të hash bukë e të pish por vijmë këtu për publikun. Përgjigju me fakte Gjekmarkaj se je burrë me thinja por s’të shkojnë fare.

Robert Rakipllari: Moj zonjë, ke thënë që në fund të dhjetorit nuk do ketë asnjë person në çadër, tani thua në pranverë. Thuaj që nuk e mbajtëm dot premtimin.

Elisa Spiropali: Ishte e pamundur ta parashikonim që në mars do të mbylleshim për shkak të pandemisë. Jemi dakort apo jo?

Robert Rakipllari: Jo

Elisa Spiropali: Por jemi përpjekur për të bërë më të mirën për të marrë edhe fondet nga BE-ja.

Eni Vasili: Por, pra por nuk është mbajtur, apo jo? Jo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj elisa spiropali robert rakipllari agron gjekmarkaj elisa spiropali robert rakipllari

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2021, 19:54

VLORË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se ai vetë si person në krye të qeverisë është goditur nga tërmeti dhe pandemia, duke i lënë shumë parashikime që kis...