Politike

Shpërndahen tesera partie të PS-së për italianët që jetojnë në Vlorë! Rama i drejtohet të huajve: Do ketë nga ata që

18 Shkurt 2021, 13:47 Nga DOSJA
Shpërndahen tesera partie të PS-së për italianët

VLORË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me 8 shtetas italianë të cilët jetojnë prej disa kohësh në Vlorë e që u anëtarësuan në Partinë Socialiste. Rama dëgjoi nga secili prej tyre mendimin që kishin për Shqipërinë dhe për Vlorën ndërkohë që iu dorëzoi teserat e partisë të pranishmëve. Kryeministri bëri të ditur se janë më shumë se kaq persona që duan të anëtarësohen, numri i të cilëve i kalon 30.


Rama gjatë fjalës së tij foli dhe për fëmijërinë që ka kaluar në Vlorë në shtëpinë e gjyshërve të tij. Mirëpo me bindje kryeministri tha se disa prej italianëve që do të anëtarësohen në PS-së, shumë mirë në të ardhmen mund të jenë pjesë e parlamentit dhe mund të përfitojnë nënshtetësinë.’ Jam i sigurt që do të ketë edhe nga ata që do arrijnë edhe në parlament një ditë. Jam i sigurt për ata që do qëndrojnë këtu do vijë koha të marrin edhe nënshtetësinë.’- tha Rama.

Një tjetër deklaratë e Ramës ishte dhe ajo që të moshuarit italianë vijnë në Shqipëri dhe rinohen. Ai tha se ndjen kënaqësi kur shikon që italianët zgjedhin të vijnë këtu të rinohen larg rrëmujës së shtetit të tyre.

Gjatë takimit një prej italianeve e cila më parë kishte jetuar për disa vite në Portugali bëri krahasimin e çmimeve atje dhe në Shqipëri. Sipas saj, çmimet në Vlorë janë më të ulët se në Itali dhe janë sa gjysma e atyre që shpenzonte kur ishte në Portugali.

Duke biseduar doli në pah se Rama dhe një prej italianëve që ishte i pranishëm, janë tifoz të skuadrës së futbollit Juventus. Kryeministri u shpreh se e ndan dhimbjen me tifozët mirëpo beson se skuadra do të ringrihet sërish.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne vlore rama me italianet ne vlore edi rama ne vlore rama me italianet ne vlore

Sondazh

Poll