Aktualitet

Grabitja në Korçë, biznesmeni tregon tmerrin:Më lidhën duar e këmbë, iu dhashë varësen se do më kishin prerë qafën

7 Maj 2019, 07:46 Nga DOSJA
Grabitja në Korçë, biznesmeni tregon tmerrin:Më

Korçë– Për grabitjen që ndodhi në fshatin Çiflig të Korçës, ka folur biznesmeni Nevruz Vila, pronari i banesës. Ai ka treguar sesi ka ndodhur grabitja gjatë natës dhe ka theksuar se 3 grabitësit ishin të veshur me uniformë policie dhe të armatosur.

Ai tregon se iu ka dhënë grabitësve rreth 1 milionë e 600 mijë lekë të vjetra dhe një varëse floriri, vetëm që të shmangte dhunimin e mëtejshëm.

Mësohet se autorët kanë helmuar fillimisht qenin që ishte në ambientet e jashtme të banesës dhe më pas kanë hyrë në brendësi të vilës së çiftit. Vila thotë se autorët e kanë gjuajtur tre herë me qytën e armës, ndërsa çifti ka qenë duke ngrënë darkë në momentin kur grabitësit kanë hyrë në banesë.

“3 persona të maskuar u futën brenda në banesë. Grabitësit ishin veshur me uniformë që lexonte policia. Grabitësit ishin të armatosur me automatik. Ata filluan të kontrollonin shtëpinë, më lidhën gruan dhe mua. Mirë që m’u shkëput dhe një varëse floriri që kisha në qafë, se do më kishin prerë edhe qafën. Ne na lidhën, me duar, ishim duke ngrënë darkë, pastaj rreth gjysmë ore ndjenim zhurmë që ishin duke kontrolluar nëpër dhomat e tjera.  Më kanë goditur 3 herë me tytën e armën. Unë Kam një gomisteri dhe servis, dhe një peshkarexhë në Durrës, edhe kisha rreth 1 milion e 600 mijë, nëpër xhepa dhe në portofol.  ”, është shprehur Nevruz Vila, biznesmeni.

3 grabitësit i kanë dhunuar dy bashkëshortët për 30 minuta dhe kanë përfituar nga errësira për t’u larguar pas grabitjes duke mos u pikasur edhe nga banorët e lagjes.

Pasi u larguan gruaja kërkoi ndihmë tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë. 50 forca policie mbërritën në vendngjarje.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 grabitësit si policë grabitja e banesës në korçë nevruz vila 3 grabitësit si policë grabitja e banesës në korçë nevruz vila

Sondazh

Poll