Aktualitet

Akuzohej për falsifikim dokumentash, arrestohet një prej ndërtuesve

7 Maj 2019, 07:37 Nga DOSJA
Akuzohej për falsifikim dokumentash, arrestohet një prej

TIRANË- Policia ka vijuar operacionin për arrestimin e grupit të ashtuquajtur si falsifikatorë, dhe në pranga ka rënë një ndërtues.

Ai është identifikuar si Stefan Caushi, i cili mësohet se ka ndërtuar pallate në ish-komunën e Kasharit. Arrestimi i Caushit ka ardhur pas konfliktit që ka pasur me një tjetër ndërtues, ku dha ka zbuluar skemën se si ishte kryer falsifikimi.

Ndërtuesi, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurori, Stefan Caushi. Pas hetimeve, më pas kanë ardhur edhe arrestimet nga ana e policisë. Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakort për ndërtimin e dy pallatave me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben petriti falsifikmet e pronave komuna kashar stefan caushi arben petriti falsifikmet e pronave komuna kashar stefan caushi

Sondazh

Poll