Bota

Ambasadori italian takohet me Albin Kurtin, Orlando: E urova për fitoren, mbështetje për reformat dhe dialogun me Serbinë

18 Shkurt 2021, 12:00 Nga DOSJA
Ambasadori italian takohet me Albin Kurtin, Orlando: E urova për fitoren,

KOSOVË-Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ditën e sotme është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Lajmi është konfirmuar nga vetë Orlado, ku me anë të një postimi në Facebook, ai ka treguar se e ka uruar LVV-në për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Po ashtu, ai ka sqaruar se ka inkurajuar Kurtit për formimin e shpejtë të Qeverisë së re dhe ka shprehur mbështetje për reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik.

Në një takim miqësor urova Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve. Ne diskutuam hapat e ardhshëm, ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Oralndo.

Postimi i plotë:

In a friendly meeting I congratulated @albinkurti on @LVetevendosje‘s electoral victory. We discussed next steps as I encouraged a swift formation of the new Govt. I assured him that #Italy will continue supporting #Kosovo in reforms, dialogue & Euro-Atlantic integration.

?????? pic.twitter.com/Crl7PyRTaB

— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 18, 2021


Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti nicola orlando zgjedhjet ne kosove albin kurti nicola orlando zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll