Bota

Vaksinohet ish-presidenti francez Sarkozi, kritikon ekzekutivin për procedurë të ngadaltë

18 Shkurt 2021, 12:12 Nga DOSJA
Vaksinohet ish-presidenti francez Sarkozi, kritikon ekzekutivin për

FRANCË– Ish-presidenti francez Nikola Sarkozi ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës. Mësohet se Sarkozi e kishte marrë dozën e parë të vaksinës gjatë muajit Janar në spitalin ushtarak, Percy në rajonin e Clamart të Parisit.

Duke iu rikthyer Sarkozi, mësohet se ka shprehur pakënaqësi që Franca po vepron ngadalë në vaksinimin e popullsisë, shkruan BFMTV. Ai bëri thirrje për krijimin e një programi më efikas vaksinimi, siç kishte vetë bërë në 2009 gjatë krizës H1N1.

Nicola Sarkozi e mori vaksinë pasi përfshihet në kategorinë e parashikuar nga shteti francez mbi 65- vjeç të cilët mund të vaksinohet si kategori prioritare.

Sipas informacioneve, ish-presidentët e Republikës nuk konsideroheshin përparësi në lidhje me vaksinimin. Prandaj François Hollande është ende duke pritur radhën e tij. Më në fund, ai gjithashtu i bën thirrje ekzekutivit që të tregtojë vaksinën Ruse Sputnik V.

(d.a/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nicola sarkozi vaksinohet nicola sarcozy nicola sarkozi vaksinohet nicola sarcozy

Sondazh

Poll