Bota

Thyen rregullat e heshtjes zgjedhore/ PZAP gjobit me mbi 1 milionë euro partitë politike në Kosovë

18 Shkurt 2021, 12:45 Nga DOSJA
Thyen rregullat e heshtjes zgjedhore/ PZAP gjobit me mbi 1 milionë euro

KOSOVË-Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa( PZAP), në një seancë të mbajtur ditën e sotme ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Mësohet se ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata dhe anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pas afatshme.

Shuma e vendosur në total nga PZAP ndaj subjekteve politike është 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes.

Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik.

NJOFTIMI I PLOTË:
Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datën 18 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve. Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj. Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme. Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes. Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik. Subjekteve politike ne seancën e sotme iu janë shqiptuar gjoba si në vijim: Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;Në fund ju informojmë se Paneli sot ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet e paraqitura nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj. PZAP për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, Mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 216,350.00 €. Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim: Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66,100.00 €; Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 52,750.00 €; Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 44,700.00 € Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 28,600.00 €; Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €; Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,200.00 €,”-thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Lajmi kryesor:Zgjedhjet në Kosovë/ Refuzohen mbi 1600 vota nga diaspora, partitë gjobiten me mbi 1 milionë euro për shkelje të heshtjes zgjedhore

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora pzap padit partit zgjedhjet ne kosove pzap padit partit zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll