Bota

SHBA/ Variantet e COVID-19 mund të shtojnë rastet, Fauci: Kemi dy mjete të fuqishme kundër tyre

18 Shkurt 2021, 12:43 Nga DOSJA
SHBA/ Variantet e COVID-19 mund të shtojnë rastet, Fauci: Kemi dy

SHBA– Variantet Covid-19 po kërcënojnë të shkaktojnë një rritje tjetër të inkeftimeve paralajmëruan zyrtarët e shëndetësisë të mërkurën dhe tani është më e rëndësishme se kurrë për amerikanët të vazhdojnë të praktikojnë masa sigurie që punojnë kundër përhapjes së virusit.

Ndër llojet më shqetësuese është varianti shumë ngjitës B.1.1.7, i identifikuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar, që CDC ka paralajmëruar më parë se mund të bëhet variant mbizotërues në Mars. Agjencia ka raportuar më shumë se 1,270 raste të variantit në 41 shtete dhe Uashington, DC.

Por SH.B.A. ka dy mjete të fuqishme që mund të ndihmojnë kundër përhapjes së saj dhe të lëvizin vendin më tej nga tuneli i pandemisë, tha Dr. Anthony Fauci për CNN të Mërkurën në mbrëmje.

“Të dy mënyrat se si ne mund t’i kundërvihemi asaj është një, vazhdojmë të bëjmë llojet e ndërhyrjeve të shëndetit publik për të cilat flasim gjatë gjithë kohës,. Dhe nëse vaksinojmë sa më shumë njerëz sa më shpejt që të mundemi ndërsa mbajmë masat e shëndetit publik, ne duhet të jemi në vend të mirë”– tha ai.

Kjo përfshin mbajtjen universale të maskave, distancimin shoqëror, qëndrimin larg zonave të mbushura me njerëz dhe larjen e rregullt të duarve. SHBA-ja vazhdon të mbetet vendi i parë në botë për numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave të shkaktuara nga COVID-19. Aktualisht shifra e jetëve të humbura ka arritur në 500 mijë.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antony fauci koronavirusi ne shba antony fauci koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll