Aktualitet

Të veshur si policë dhe të armatosur grabitën banesën në Korçë, biznesmeni: Do më prisnin qafën, më goditën 3 herë

7 Maj 2019, 07:00 Nga DOSJA
Të veshur si policë dhe të armatosur grabitën banesën

Korçë- Në fshatin Çiflig të Korçës gjatës mesnatës është grabitur një banesë nga 3 persona që të cilët ishin veshur me uniformë policie. 3 grabitësit kanë qenë të armatosur dhe fillimisht para se të hynin në banesë kanë helmuar qenin.

Pasi kanë hyrë në banesë kanë lidhur bashkëshortët Nevruz dhe Sadete Vila dhe më pas nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 1.6 milion lekë të vjetra, një varëse floriri. Dy bashkëshortët janë dhunuar  30 minuta dhe Nevruz Vila është goditur 3 herë me qytën e armës.

Biznesmeni Nevruz Vila është shprehur se 3 grabitësit ishin të veshur me uniformë policie dhe të armatosur me automatik. Ai tregon tmerrin dhe shprehet se hoqi nga qafa varësen e floririt se përndryshe do i kishin prerë qafën.

3 grabitësit kanë përfituar nga errësira për t’u larguar duke mos u pikasur edhe nga banorët e lagjes. Pasi u larguan gruaja kërkoi ndihmë tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë. 50 forca policie mbërritën në vendngjarje dhe po hetojnë për grabitje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1.6 milionë leke grabitësit të veshur si policë grabitet banesa në korçë nevruz vila sadete vila 1.6 milionë leke grabitësit të veshur si policë grabitet banesa në korçë nevruz vila sadete vila

Sondazh

Poll