Bota

Princi Philip vijon ende në spital! 99-vjeçari ruhet në masa të rrepta sigurie, pallati mbretëror konfirmon se shtrimi i ti

18 Shkurt 2021, 07:50 Nga DOSJA
Princi Philip vijon ende në spital! 99-vjeçari ruhet në masa

BRITANI– Princi Philip po kalon ditën e tretë në spital pas shtrimit në mënyrë urgjente pasi kishte disa probleme shëndetësore. Lajmi se ai do transportohej në spital bëri bujë të madh ditën e djeshme.

Duka i Edinburgut, u mbajt natën e kaluar në spitalin privat të Mbretit Edward VII në Marylebone për të qënë në vëzhgim të mjekëve.

Thuhet se duka është në ‘gjendje të mirë shpirtërore’ e se sëmundja e tij nuk ka të bëjë me COVID, kështu raportojnë burimet pranë pallatit mbretëror, shkruan ‘Daily Mail’.

Ai po ruhet nga disa truproja në ambientet e jashtme të spitalit, siç shihet dhe në fotot e mëposhtme.

Më 9 janar Duka i Edinburgut edhe Mbretëresha morën dozat e tyre të para të vaksinës, pasi mosha e tyre futet në një kategori me rrezik të lartë. Pallati Buckingham ende nuk ka konfirmuar nëse ata kanë marrë dozën e tyre të dytë, e cila rrit imunitetin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota princi philip princi philip

Sondazh

Poll