Art&Argëtim

‘Unë nuk ha bukë nga fama!’/ Roza tha se nuk ia mbante mend emrin, Keisi revoltohet: Më vjen turp kur ngjitur fotos time

18 Shkurt 2021, 08:23 Nga DOSJA
‘Unë nuk ha bukë nga fama!’/ Roza tha se nuk ia mbante

TIRANË– Roza Lati deklaroi se nuk flet më me Stresin pas konfliktit që ka pasur me ish-partneren e këtij të fundit. Moderatorja nuk zgjodhi ti thoshte emrin mirëpo u drejtua vetëm me shprehjen: Vajza që s’ja mbaj mend emrin.

Kjo nxiti dhe reagimin e Kejsit e cila e revoltuar bëri një shkrim të gjatë në ‘Instastory’ aty ku i drejtohet Rozës duke i thënë se ajo nuk ha bukë nga fama e se nuk ndërton karrierë në kurriz të famës së kolegëve.

Është e fortë kur përpiqen të sillen sikur unë jam e parëndësishëm për ta “nuk e mbajn mend emrin tim” ndërkohe më përmendin në çdo intervistë që kanë … pas asaj skiç palidhje unë reagova, dhe më pas e mbylla si temë. Nuk e ndjeva të arsyeshme të merresha me këtë temë edhe pse mu kushtuan 550 story…. Tani të mos flasim për njerëzit që kërkojnë famë kur vetë e ndërtojnë karrierën në kurriz të famës së “kolegëve”. Unë nuk ha bukë nga fama, nuk me hyn në punë, por ndoshta aty ju djeg dhe dalin në atë përfundim. Gjithsesi, emrin tim nuk kanë pse ta mbajnë mend apo ta përmendin se nuk kam lidhje me njerëz të tillë! Sot ndihem shumë e çliruar kur shoh që e bëjnë vetë të ditur që unë nuk kam lidhje me to sepse të them të drejtën më vjen turp të shkruajnë portale për mua ku ngjit krah fotos time, te jetë fotografia juaj”, shkroi Keisi.

I gjithë ky reagim u bë nga deklaratat që Roza Lati dha në emisionin ‘Robed with Olsi’ mbrëmjen e djeshme. Nga ana e Stresit ende nuk është dhënë asnjë deklaratë!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kejsi roza lati stresi kejsi roza lati stresi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Shkurt 2021, 22:12

TIRANË- Këngëtarja Aurela Gaçe mbrëmjen e sotma ka treguar një nga momnete më të vështira që ka pasur gjatë karrierës së saj.E ftuar në emisionin “E...