Art&Argëtim

17 Shkurt 2021, 22:12 Nga DOSJA

TIRANË- Këngëtarja Aurela Gaçe mbrëmjen e sotma ka treguar një nga momnete më të vështira që ka pasur gjatë karrierës së saj.

E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, Aurela ka thënë se ka lënë vajzën 40 ditëshe dhe ka ikur në Ameriksë duke shtuar se këtë udhëtim e ka ‘larë’ me lot pasi është ndjerë shumë keq shpirtërisht.

Ajo ka thënë ndër të tjera se asokohe ishte e operuar, ndërkohë ka shtuar se ishte e pamundur që të anulonte udhëtimin për shkak se kishte bërë kontratë para një viti më parë.

“Po sigurisht që është vështirë sepse fëmijët ditë për ditë kërojnë dhe duan nga ti, dhe ti kërkon që t’u japësh. Unë kam dhe shumë ndihmë, nuk i përballoj të gjitha vetë. Shumë e dhimbshme ka qenë udhëtimi I parë pasi kam lindur Grejsin, le të themi që ka qenë një udhëtim që e kam larë me lot gjithë udhëtimin. Kam dashur të shkoj në Amerikë dhe kishte rreth një vit që e kisha bërë kontratën. Grejsi ishte vetëm 40 ditëshe. Unë isha e operuar, dhe nuk ishte e lehtë të vishje taka. Dhe direkt sa më pyesnin unë shpërtheja në lot. E dinë që njerëzit mendojnë se këngëtarët shqiptarë luftojnë në para, por ne kemi nevoja gjithmonë për të mbajtur familjen. Nuk kisha punuar për një vit dhe kisha nevojë të punoj. Ka qenë një udhëtim shumë i vështirë nga ana shpirtërore.”– ka thënë ajo.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe aurela gaçe

Sondazh

Poll