Art&Argëtim

“Ksaj Serbisë i plasi zemra”/ Me flamurin e UÇK-së dhe me këngë patriotike, Mozzik e Loredana nga Dubai: Urime Pavarës

17 Shkurt 2021, 19:03 Nga DOSJA
“Ksaj Serbisë i plasi zemra”/ Me flamurin e UÇK-së

DUBAI– Reperi Mozzik dhe partnerja e tij Loredana Zefi, prej disa ditësh ndodhen në Dubai, ku po shijojnë pushimet.

Por megjithatë kjo nuk ka bërë që ata të harrojnë ditën e sotme ku Kosova ka festuar 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. 

Reperi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka gjetur një një mënyrë unike për t’i uruar Kosovës ditën e saj të veçantë. Një një foto ai shfaqet  i mbështjellë me flamurin e UÇK-së, ku krahas saj shkruan: “Urime Kosova ime e dashur”.

Po ashtu edhe Loredana ka postuar foto ku shfaqet me të njëjtin flamur, ndërkohë që postimet e saj i ka shoqëruar dhe me këngë patriotike.  Sakaq krahas fotos reperja shkruan: Urime Kosovë, 13 vite shtet. 


Duket se dy reperët e njohur kanë ditur se Pavarësinë e Kosovës do e festonin në Dubai dhe kanë qenë të përgatitur duke marrë me vete edhe flamurin e UÇK-së, për të realizuar fotot më të veçanta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz loreda mozzik loreda mozzik

Sondazh

Poll