Art&Argëtim

“Më shumë qava sesa këndova”/ Fatmira Breçani tregon vështirësit kur u bë nënë: Lashë djalin 7 muajsh në gjumë

17 Shkurt 2021, 21:23 Nga DOSJA
“Më shumë qava sesa këndova”/ Fatmira Breçani

TIRANË- Këngëtarja popullore Fatmira Breçani, mbrëmjen e sotme ssi rrallë herë ka ndarë disa momente prekëse nga jeta e saj.

E ftuar në emisionin ‘E ardhmja ëstë vajzë’ , këngëtarja ka treguar një nga momentet më të vështira gjartë karrierës së saj. Breçani ka thënë se ka qenë e detyruar të largohet nga vendi për një koncert në kohën kur djali i saj ishte 7 muajsh.

Ajo ka thënë se e ka përjetuar shumë keq atë moment, duke shtuar se më pas u mësua me një stil jetese të tillë. 

“E mbaj mend si sot momentin kur më është dashur të shkoj larg dhe ta le djalin tim 7 muajsh në gjumë. Më shumë kam qarë në atë periudhë se sa kam kënduar për publikun. Por ne pastaj u mësuam me atë stil jetese dhe të gjitha sakrificat i bëmë për fëmijët tanë”, tha këngëtarja. 

Po ashtu ajo tha se në kohën kur e ka nisur karrierën e ka pasur të vështirë për shkak të mentalitetit të asokohe.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fatmira brecani fatmira brecani

Sondazh

Poll